Një tjetër grup ish-simpatizantësh dhe anëtarësh të LSI-së janë largur për t’ju bashkuar Partisë Socialiste në Vlorë. Lajmin e ka bërë të ditur përfaqësuesi i PS-së për Vlorën, Damian Gjiknuri i cili me anë të postimi në Facebook shkruan se bilanci i punëve të mira të bëra dhe projektet në zhvillim janë arsye që çdo qytetar i Qarkut të Vlorës të votojë për skuadrën dhe programin e Partisë Socialiste.
Postimi i plotë:
Një tjetër grup i gjërë ish-simpatizantësh dhe anëtarësh të LSI-së vendosën të largohen nga ky subjekt duke ju bashkuar alternativës së Partisë Socialiste në Vlorë. Bilanci i punëve të mira të bëra, projektet në zhvillim dhe ato të planifikuara janë arsye e fortë që në 25 Prill çdo qytetar i Qarkut të Vlorës të votojë për skuadrën dhe programin e Partisë Socialiste. Rritja e mbështetjes për familjen tonë të madhe politike është garancia më e mirë për ta bërë realitet objektivin tonë për Vlorën qytetin e dytë më të rëndësishëm pas Tiranës.