Situata duket e qëndrueshme për momentin, me 14 mijë raste pozitive të reja sot dhe me një numër vdekjesh që mbetet i lartë, tha epidemiologu Gianni Rezza, në konferencën për shtyp të Ministrisë së Shëndetësisë.

“Situata nuk është veçanërisht qetësuese, edhe nëse masat e marra nënkuptojnë që të paktën të mbajmë të qëndrueshëm numrin e infektimeve të reja”, paralajmëroi ai. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orët e fundit u regjistruan 14 218 raste positive, nga dje që ishin 13 659.

Viktimat janë 377 (dje ishin 421). Aktualisht, ka 2 142 persona të shtruar në kujdes intensiv. Të shtruarit në spital me simptoma janë 19 575, 168 më pak se dje.