Në 24 orët e fundit, Italia ka regjistruar 270 vde kje të reja dhe 11 641 raste pozitive të lidhura me COVID-19, sipas të dhënave nga Ministria italiane e Shëndetësisë. Gjithsej, janë 2 107 persona të shtruar në kujdesin intensiv, me një rënie prej 3 njësish krahasuar me dje.
Në spital me simptoma janë 19 266, – 142 krahasuar me dje. Të shëruarit janë 2 118 441 (+ 11 380), ndërsa në izolimin e shtëpisë ka 405 651 persona, me një rritje prej 135 njësish.
Gjithashtu, vikt imat zyrtare nga COVID-19 në Itali janë rritur në 91 273, ndërsa rastet totale tani janë 2 636 738.