Në 24 orët e fundit në Itali janë regjistruar 12 956 raste të reja me koronavirus, ndërsa v ikti ma janë 336. Kjo mësohet nga të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë së vendit fqinj, ku në 310 994 testime të kryera, norma e pozitivitetit u rrit në 4.1% nga 3.9% që ishte një ditë më parë. Aktualisht në Itali janë 410,111 raste pozitive, ndërsa ata të shëruar janë 2165 817.

Numri i pacientëve të pranuar në kujdes intensiv është 2128, 12 më pak se dje, megjithë 155 hyrje të reja. V ikti ma totale të koronavirusit deri më tani në Itali janë 92 338. Valle d’Aosta është i vetmi rajon që nuk regjistron vi kti ma.