Izraeli ka vlerësuar me një çmim prej 1 milion dollarësh Anthony Faucin, për punën e tij në luftën ndaj COVID dhe sëmundjeve të tjera infektive. Dr. Anthony Fauci është nderuar me një çmim të lartë ndërkombëtar për punën e tij në lu ftën kundër koronavirusit dhe sëmundjeve të tjera infektive. Ai është një nga 7 marrësit e Çmimit Dan David 2021, një çmim prej 1 milion dollarësh i dhënë nga Fondacioni Dan David dhe me seli në Universitetin e Tel Aviv në Izrael.
Çmimi vjetor ndahet në tre kategori – e kaluara, e tashmja dhe e ardhmja. Fauci fitoi çmimin për këtë seksion dhe është fituesi i vetëm individual i këtij viti. Ai u përzgjodh për shkak të punës së tij të jashtëzakonshme me sëmundjet infektive gjatë jetës së tij, duke përfshirë HIV, Ebola, Zika, dhe së fundmi, Covid-19.
“Dr. Fauci ka qenë një udhëheqës global në kontrollin dhe kërkimin e sëmundjeve infektive që paraqesin një sfidë të madhe të shëndetit publik,” tha Dr. Elizabeth Miller, kryetarja e komitetit të përzgjedhjes, në njoftimin e dhënies së çmimit.
“Kontributi i Dr. Fauci ka përfshirë hulumtimet themelore laboratorike dhe klinike që kanë mbështetur zhvillimin e trajtimeve efektive dhe vaksinave për këto sëmundje, por po aq e rëndësishme udhëheqja e tij ka ndihmuar të sigurohet që ky hulumtim themelor të jetë përkthyer në një ndikim të shëndetit publik në të gjithë botën ” Miller tha se “udhëheqja e guximshme” e Fauci, e vërejtur në të gjithë botën gjatë pandemisë Covid-19, ishte një tjetër arsye që ai u zgjodh për çmimin.