Si çdo sezon tjetër, edhe këtë edicion, gara për “Këpucën e Artë” të Premierligës do të jetë e zjarrtë. Mohamed Salah prin listën me 16 gola të shënuara deri më tani derisa menjëherë pas tij renditet sulmuesi i Everton, Dominic Calvert-Lewin. Befasia është mesfushori i Manchester United, Bruno Fernandes. Ai është i vetëm mes sulmuesve që po lufton për Këucën e Artë. Edhe Bruno deri më tani ka shënuar 13 gola.
Nga 13 gola kanë edhe Son Heung-min e Harry Kane, derisa më pas vijnë Patrick Bamford (12) dhe Jamie Vardy (11). Më së shumti gola në Premierligë këtë sezon: Mohamed Salah (16), Dominic Calvert-Lewin (13), Bruno Fernandes (13), Son Heung-min (13), Harry Kane (13), Patrick Bamford (12), Jamie Vardy (11).