Kryeministri i Italisë Mario Draghi u betua para kreut të shtetit Sergio Matarela. Pas ish presidentit të Bankës Qendrore europiane, u betuan dhe 23 ministrat e zgjedhur nga ai. Ceremonia në presidencë vijoi me rënien e kambanës në momentin e kalimit të kompetencave nga ish kryeministri Giuseppe Conte tek Draghi. Menjëherë më pas nisi dhe mbledhja e parë e qeverisë së re.

Pak orë më parë Draghi prezantoi listën e ministrave të tij: 8 gra dhe 15 burra. Mes të konfirmuarve është Luciana Lamorgeze si ministre e brendshme, Roberto Speranca tek shëndetësia, Luigi di Maio është ministër i jashtëm, Franceskini tek Kultura dhe Lorenco Guerini ministër mbrojtje.

Daniele Franco do të ketë ekonominë dhe në ministrinë e turizmit: Masimo Garavilja. Skuadra e re e ministrave e përbërë për një të tretën nga gra, i ka dhënë hapësirë të gjitha partisë së mazhorancës. Emergjenca shëndetësore, ekonomia dhe sociale, janë prioritetet e qeverisë së re në Itali.