Një vit më parë gjatë karantinës të gjithë menduam se Aulona Musta thumboi Arbana Osmanin dhe mes vajzave plasi sherri. Arbana publikoi një foto në plazh në një kohë kur po bëhej thirrje e madhe që askush të mos dilte nga shtëpia për shkak të Covid-19, ndërsa Aulona hodhi thumba në rrjete sociale pa përmendur emra.
“Me sa kam parë disa e kanë bërë, shumë kanë nisur plazhin, dhe për mua është skandaloze. Personalisht për mua ka qenë shumë zhgënjyese të shikoj personazhet publik që postojnë foto dhe video nga plazhi. Ok unë e kuptoj. Shumë prej tyre kanë shtëpitë e tyre në plazh, në Durrës, në jug. Dhe me sa u informova ligji nuk të ndalon të shkosh në shtëpinë tënde sepse është një e drejtë themelore. Por dakord po shkove në shtëpinë tënde në plazh mos bëj karshillëk për pjesën tjetër, që nuk ka mundësi të shkojë dhe nuk duhet të shkojë sepse i është dhënë urdhër që duhet të rrijë në shtëpi. Tani çkuptim ka që ju personazhet publik para një jave keni bërë fushatën më të madhe rri në shtëpi, qëndro në shtëpi, posto foto me fëmijët, mamin, burrin, unë rri në shtëpi. Dhe ndërkohë pas një jave je duke bërë plazh. Kur sjell ti shembullin e keq, pse personazhet e thjeshtë nuk duhet ta bëjnë, mos janë gjë personazhet me brirë. E kuptoj të gjithë mund të kenë disa privilegje. Kështu që kjo pjesa ka qenë shumë zhgënjyese për mua…”- është shprehur Aulona më herët.
Mirëpo, mes vajzave s’ka pasur asnjë sherr dhe këtë na e sqaroi po vetë Aulona, në një intervistë për “Expuls” në “RTV Ora”. “Ishte diku tek 3 javë pas periudhës së pandemisë, një fundjavë me kohë shumë të mirë dhe të gjithë u larguan dhe unë thashë që nuk më duket e drejtë dhe, po e them këtu, Arbanën nuk e pashë fare. Më vonë, kur dolën këto portalet, pashë që ajo kishte hedhur një foto në rërë, në Durrës më duket, që mund të ishte dhe një foto e realizuar para një vit, siç më duket se ishte, nuk jam e sigurt.
Përshëndetemi kur shihemi korridoreve të ndonjë televizioni, por nuk ka ndonjë gjë për t’u pajtuar sepse nuk jemi zënë ndonjëherë. Përkundrazi, është një nga moderatoret më të mira, për të mos thënë në mënyrë absolute ‘më e mira’, por e vlerësoj si figurë televizive dhe e pëlqej shumë.”- ka sqaruar Aulona, duke i dhënë fund kësaj historie.