Lulzim Basha i ka mëshuar të tijës se numri i vi ktim ave nga Covid-19 në Shqipëri po fshihet nga qeveria. Por kreu i PD nuk është mjaftuar me kaq. Kësaj deklarate të përsëritur, ai i ka shtuar edhe pretendimin se Shqipëria është vendi i tretë në botë për numrin e vik ti ma ve nga koronavirusi. “Ne jemi vendi i tretë në botë për v de k jen më të lartë nga pandemia. Jemi kilometra larg Maqedonisë së Veriut. Kemi arritur në pikën më të keqe të pandemisë. Numri i vi k ti mav e shumë më i lartë se sa deklarohet. Informacioni i publikuar prej meje u vërtetua nga vetë statistikat e qeverisë. Mbi 6 mijë qytetarë kanë humbur jetën më shumë se një vit më parë” – tha pretendenti për kryeministër.
Por këtyre deklaratave të përsëritura për fshehje vdekjesh, më mirë sesa raportet ndërkombëtare nuk ka se kush t’i përgjigjet kreut të PD. Vetëm nëse me dashakeqësi, apo qëllimisht po përdor pandeminë për fushatë dhe nuk do të kuptojë. Ky panik me bazë gënjeshtrën nuk është mbjellë në asnjë vend të botës, ose së paku në vendet e Bashkimit Evropian. Një ditë më parë madje, JavaNews publikoi shifrat dhe raportimet nga ‘Deutsche Welle’ dhe ‘Euro News” ku shpjegohet sesi pandemia ka ndikuar gjatë vitit të fundit në të gjithë BE. Madje edhe se çfarë janë ato që cilësohen si “vde kje të tepërta”. Ndërsa për renditjen e Shqipërisë si e treta as që nuk bëhet fjalë jo në botë, por as në kontinent.
Për më tepër ndiqni raportet e mediave prestigjioze dhe institutive europiane, dhe gjykoni se kush gënjen: Viti 2020 duket se ka sjellë një përmbysje të tendencave shumëvjeçare sa i përket v de ksh më risë në Shqipëri. Kjo, ndikuar edhe nga pandemia. INSTAT raportoi pak ditë më parë rritjen e vd ek shm ërisë me 25.8% në krahasim me një vit më parë. Kështu, në vitin 2020 janë shënuar 27,605 v dek je në të gjithë vendin. Pra, 5,568 humbje jete më shumë sesa në 2019, ku prej tyre 1,696 janë shënuar drejtëpërdrejt nga Covid-19 në spitalet e vendit.
E teksa në Shqipëri ka prirje për ta politizuar situatën duke ua faturuar këto vdekje të shtuara teorive se po fshihet numri real i viktimave të Covid, në kontinent situata është edhe më alarmante. Bashkimi Evropian ka regjistruar mbi 450 mijë vd ek je shtesë nga marsi deri në nëntor të 2020, krahasuar me mesataren e viteve të mëparshme, sipas të dhënave të BE. Rritja prej 40% mbi mesataren arriti kulmin në nëntor, sipas të dhënave të Eurostat. Studiuesit llogaritën “vd ek je t e tepërta” duke i krahasuar me mesataren e vdekjeve nga 2016 deri në 2019. Ata përdorën të dhënat e të gjithë vendeve të BE përveç Irlandës, e cila nuk pranoi të jepte informacion, raporton Politico. Shifrat e nëntorit patën një rënie në Prill, gjatë valës së parë të pandemisë. Gjatë kësaj periudhe numri i v de kj eve u ul me 25% mbi mesataren.
Pas prillit numrat ranë në fillim të verës, por filluan të rriteshin ndjeshëm nga gushti dhe më vonë. Në nëntor “piku i pandemisë” ishte më i theksuar në Bullgari, Poloni dhe Slloveni, të cilat shfaqën një rritje mbi 90% pasi kishin regjistruar numrin më të ulët të vd ekj eve në Prill. Ndikimi nuk u ndie vetëm nga vendet që u “kursyen” nga vala e parë. Në nëntor, Belgjika pa një rritje gati 60%, ndërsa Italia dhe Austria 50% rritje. Rritja në Belgjikë ishte veçanërisht e theksuar, duke pasur parasysh faktin se vendi pa gati shtatë% më pak vdekje në korrik sesa mesatarja e viteve të mëparshme. Eurostat theksoi se të dhënat nuk bëjnë dallim midis shkaqeve të ndryshme të vdekjes. /JavaNews