Një video e publikuar në TikTok dhe e shumëkomentuar nga ndjekësit ka nxitur një dilemë, lidhur me faktin nëse zëri në videon e publikuar nga Melisa është i Shqipes ose jo. Për çfarë bëhet fjalë? Së fundmi, Melisa publikoi një video të sajën ku ndodhej në biznesin e ish-konkurrentit Andi Shehi. Teksa dëgjohet në sfond zëri i vetë këtij të fundit, në një moment dikush tjetër thotë: “Imagjino…”, dhe fansat janë të bindur se ajo që foli ishte Shqipe Hysenaj. “Shqipja, Andi dhe Melisa bashkë”, është mbishkrimi që shoqëron videon në fjalë.

Nga ana tjetër, Shqipja ishte sot e ftuar në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel për të folur rreth ngjarjeve të fundit që bënë bujë në “Për’puthen”, ku u pyet edhe në lidhje me këtë video. Ajo u shpreh mjaft e prerë dhe hodhi poshtë dyshimet se ajo ka konsumuar kafe me dy ish-konkurrentët e “Për’puthen”.

“Kam qenë në Top Channel të premten me Arbrin që kam dhënë një intervistë. Nuk kam pirë kafe me Melisën dhe Andin. Ishte zë burri, nuk ishte i imi. Zëri im është shumë karakteristik ashtu edhe qeshura, nuk mund ta kenë të gjithë. Nuk më pëlqente si fliste dhe qeshte, ishte shumë e shëmtuar”, tha Shqipja.