Mbrëmjen e djeshme, Melisa u largua përfundimisht nga programi. Ajo tha se djemtë në studio nuk i sheh për më shumë se shokë dhe se nuk dëshiron të qëndrojë vetëm për vëmendje.
Për largimin e saj kanë reaguar dhe konkurrentet e “Përputhen”, mes të cilave dhe Ana Kauri. Dy vajzat janë përfshirë shpesh në debate me njëra-tjetrën, por sidoqoftë Ana i ka uruar më të mirat.
“Pavarësisht çdo debati që kemi patur bashkë, të uroj më të mirat dhe të përmbushësh objektivat që i ke caktuar vetes”, ka shkruar ajo në një postim në Instastory.