“Këtë videon e kam bërë shumë kohë më parë, para se të largohej Andi nga programi. Një ditë ma ka kërkuar Andi kapuçin dhe ja kam falur”, u shpreh Melisa teksa u vendos përballë këtyre akuzave në studio. Mbrëmjen e kaluar, Melisa u largua përfundimisht nga emisioni “Për’puthen”, teksa në rrjet vazhdon të jetë i nxehtë dyshimi se ajo dhe Andi janë në një lidhje.
Duke qrnë se kapuçi ishte një faktor kaq i përfolur dhe nxiti debat të madh, Melisa hodhi sot thumba në rrjete sociale për të gjithë ata që dyshonin tek ajo dhe Andi. Ish-konkurrentja është shfaqur me një kapele ngjyrë rozë në kokë, ndërsa krahas postimit shkruan: “Meqë inserti i akuzave ishte montuar si të ishte film, unë këtë herë e mora pink kapelen që të sigurohesha me veten mos t’ja dhuroja askujt.”- shkruan Melisa duke etiketuar Andin. Ai e ka ripostuar këtë video, duke e shoqëruar me fjalët: “Mosss… se na hape punë tani.”