Orges Shehi përballë të kaluarës së tij të famshme e nisi sfidën në sulm, më katër lojtarë titullarë ofensiv, Kale-Torsa-Muçi në mbështetje të Taulant Seferit. Pas fitores kundër Apolonisë, Tirana kërkon me çdo kusht vazhdimësinë, përballë Skënderbeut i vetmi rezultat që kënaq egon e stafit drejtues është fitorja. Në shtëpinë e tyre, në stadiumin “Selman Stërmasi”, bardheblutë e nisën me këmbën e duhur duke gjetur golin e epërsisë që në minutën e 10-të.

Sulmuesi i Kombëtares, Taulant Seferi, me një predhë nga jashtë zonës realizoi një gol shumë të bukur, i dytë radhazi pas Apolonisë.

Partizani kërkon të përfitojë nga hapi fals i Vllaznisë, ashtu siç pritej transferta ndaj Bylis po rezulton jo pak e vështirë. Në fraksionin e parë, të kuqtë e Ilir Dajës nuk arritën të gjejnë golin e epërsisë duke u ndalur në një barazim pa gola, përcaktues ishte Alban Hoxha mbajti ekipin në lojë duke i pritur penalltinë Kojiç.

Me fillimin e pjesës së dytë ishte Erald Çinari ai i cili kaloi kryeqytetasit në avantazh duke u treguar i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.