Një kronikë e televizionit italian TGR, ka vënë në dukje katundin arbëresh San Paolo Albanese, një katund i cili shquhet për qetësinë dhe paqen e jetës si dhe jetëgjatësinë e banorëve. Në fakt, sipas, agjencisë italiane të statistikave, ISTAT, San Paolo Albanese, është lokaliteti me moshën më të vjetër në të gjithë Bazilikatën, transmeton lexo.com.al.
Zona në fjalë është e banuar nga rreth 5000 banorë, ku 118 persona janë të grupmoshës mbi 70 vjeç, dhe mosha mesatare është mbi 58 vjeç. Është për të shënuar se të rinjtë e grupmoshës nën 30 vjeç janë vetëm 35 persona. Ajo që duket se ka ndryshuar panoramën e lindjeve është situata e krijuar vitin e kaluar, pasi gjatë vitit 2020 kanë lindur vetëm 97 fëmijë, duke bërë që mosha mesatare e popullsisë të jetë rreth 41 vjeç. Në çdo rast, arbëreshët e vjetër dhe të rinj të intervistuar nga televizioni italian, shprehen të kënaqur nga ritmi i qetë i jetës në katund dhe qetësia që ky vend ofron për ta./Lexo.com.al/e.c.