“Me Nanon kam një raport të mirë sepse ai është i vetmi që e di se sa vetmi ka në zyrën e kryeministrit”. Ish-kryeministri Fatos Nano i është përgjigjur mbrëmjen e së enjtes për herë të parë kësaj deklarate të Edi Ramës.
I pyetur nëse ky konstatim është i vërtetë, Nano tha:
“Në thelb është e vërtetë sepse Kryeministri apo drejtuesi i një mazhorance ka barrën dhe peshën për të vendosur në fund. Sado të konsultohesh, goditjen e fundit do ta japë vetë. Ndërkohë askush nga të tjerët nuk e ka përgjegjësinë për të qenë këmbëngulës për zgjidhjen. Pra nuk e ndjen përgjegjësinë e liderit. Në momentin e fundit duhet ta ndash vetë përgjegjësinë e vendimit”.