Barcelona nuk ka ndërmend të pranojë më pak se 15 milionë euro për të shitur portierin Neto. Ky i fundit kërkoi largimin që në merkaton e janarit, por nuk u lejua nga drejtuesit e klubit.
Gjasat janë që të ndryshojë kjo mendësi në verë. Katalanasit me shumë mundësi do ta shesin, pasi nuk duan të pengojnë futbollistin e tyre.
Ata janë gati të futen në merkato që të afrojnë një futbollist tjetër. Neto dëshiron një klub të ri ku të mund të luajë si titullar, pasi nuk dëshiron të qëndrojë më në stol.