Në një intervistë për “Daily Love Story”, Xhesi ka treguar se çfarë nuk i pëlqen te Saimiri. Konkurrentja është shprehur se do donte që ai të tregohej më i ngrohtë me të.
“E kam thënë pak a shumë. Ndonjëherë më duket sikur nuk është shumë i ngrohtë me mua. Ndoshta këtë do doja ta kishte ndryshe.
Mendoj se është për shkak se edhe unë jam natyrë e ngurtë dhe nuk i’a lejoj atë hapësirën, por këtë do të doja të ndryshoja. Pavarësisht se kohët e fundit kemi bërë përparime”, ka thënë Xhesi.