Për këto shenja të horoskopit, qëndrimi beqare nuk është defekt, sepse vetëm në këtë mënyrë ato mund të menaxhojnë jetën, dëshirat dhe nevojat e tyre në mënyrën më të mirë të mundshme, pa u dashur të ndihen të lidhura me askënd.
Virgjëresha-Njerëzit e kësaj shenje nuk kanë durim dhe nuk janë në gjendje të durojnë qëndrimet e njerëzve të tjerë, të cilët për një arsye ose një tjetër do të duken gjithmonë të gabuar në sytë e tyre. Në dashuri ata mërziten lehtë dhe preferojnë të investojnë kohën e tyre duke përmirësuar veten sesa të duhet të përballen me një marrëdhënie ku do të duhet të justifikojë veten për gjithçka.
Bricjapi-Personat e kësaj shenje nuk mund të mbajnë marrëdhënie për shumë kohë. Jeta e tyre sillet rreth punës dhe për këtë arsye një marrëdhënie e qëndrueshme është vetëm një barrë shtesë për ta menaxhuar. Për të pasur një marrëdhënie të qëndrueshme, ata me të vërtetë kanë nevojë për shumë energji, kështu që preferojnë t’i përkushtohen nevojave të tyre.
Ujori-Kjo shenjë është e talentuar me shumë kreativitet dhe kjo mund të pengohet kur ata janë në një marrëdhënie. Kjo është arsyeja pse është më mirë që ata të jenë vetëm, vetëm në këtë mënyrë ata mund t’i përkushtohen 100% qëllimeve të tyre. Ata kanë zemra të mëdha dhe mund të dashurohen kollaj, por zhvillimet më të mira në jetën e tyre, ato padyshim që i bëjnë kur janë vetëm.