Mbrëmjen e sotme ka mbërritur në KQZ, koalicioni i dytë që do të garojë në zgjedhjet e 25 prillit. Subjekti zgjedhor mban titullin “Aleanca” dhe partitë që e formuan janë: Aleanca për Barazi dhe Drejtësi Europiane; Partia me Aftësi të Kufizuara të Shqipërisë; Partia Lëvizja Punëtore Shqiptare; Partia e Reformave Demokratike Shqiptare; Aleanca Demokratike Shqiptare; Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet; Partia për Mbrojtjen e të drejtave të emigrantëve.

Kërkesa e parë për regjistrimin si koalicion zgjedhor për të marrë pjesë në zgjedhjet e 25 prillit është “Aleanca Ora Kombëtare – Emigracioni – Bashkimi Popullor dhe Konservatorët”. Sigla e koalicionit do të jetë “AOKBPEK” ndërsa partitë përbërëse të këtij kolacioni janë: -Partia Kombëtare Konservatore Albania; -Partia Ora e Shqipërisë; -Partia Emigracioni Shqiptar; -Partia Bashkimi Popullor i Pensionistëve Shqiptar.