Situata ekonomike e Inter-it nuk është shumë e mirë dhe ekziston rreziku që zikaltrit të shesin të paktën njërin prej yjeve të ekipit. Nga kjo situatë mund të përfitojnë në Spanjë. Sipas Fichajes.net, Barcelona mund të kthehet në sulm të Lautaro martinez.

Vështirësitë ekonomike të Barçës duket se i kishin larguar përfundimisht katalanasit nga Demi, i cili duket se është një hap larg rinovimit me Inter-in. Megjithatë, përmbysja në strukturat e klubit spanjoll dhe zgjedhjet e reja mund ta ndryshojnë skenarin.