Kryetari i bashkisë së Shijakut, Elton Arbana ka dhënë lajmin e shumëpritur për banorët që humbën shtëpinë në lagjen “Lugina”. Të gjithë banorët e kësaj lagje që kanë humbur shtëpinë shumë shpejt do të kenë shtëpinë e tyre të re, pasi ka nisur ndërtimi i pallateve.
Ai shton se certifikatat e pronësisë do të shpërndahen nga Bashkia e Shijakut në bazë të vlerësimit të dosjeve. Më pas apartamenti do të jetë në pronësi të kryefamiljarëve. Arbana shprehet: “Rindërtimi nuk është vetëm proces, ai është ndjesi, është ëndrra që po i realizohet familjeve, është shpresë për një të ardhme më të mirë. Kryeministri Rama ka dhënë mbështetjen e tij maksimale për Rindërtimin e Shijakut.”