Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, zhvilloi një takim me strukturat e partisë së saj në Kashar, me të cilët diskutoi për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.
Gjatë fjalës së saj, Kryemadhi ka angazhuar strukturat e LSI, që të jenë sa më pranë njerëzve, duke thënë se “ajo që është më e rëndësishmja është që siç vjen duke u ngushtuar ajo hapësira e kohës për ne si LSI që duam të takojmë njerëzit, ashtu vjen duke u ngushtuar edhe hapësira e qeverisjes në ikje të Rilindjes”.
Më tej, kryetarja e LSI iu është drejtuar qytetarëve, duke iu thënë se “Ne mendojmë që duhet t’u japim fund me zgjedhjet e 25 prillit çdo lloj abuzimi që bën çdo parti politike, çdo individ politik, me pushtetin që u është dhënë nga qytetarët.
Prandaj i ftojmë të gjithë që më 25 prill të kenë shansin dhe mundësinë për të shkuar në kutinë e votimit, për të votuar dhe ndryshuar këtë realitet i cili për hir të së vërtetës është bërë i pamundshëm”.