Luis Suarez është duke mbështetur Lionel Messin që të “pensiohet kudo që dëshiron”, ndërsa spekulimet vazhdojnë mbi të ardhmen e superyllit të Barcelonës. “Goal” ka mësuar se gjashtë herë fituesi i “Topit të Artë” nuk do të marrë ndonjë vendim deri në fund të sezonit 2020-21. Ai është lodhur nga thashethemet e pafundme.
Nëse nuk bie dakord për kushte të reja me skuadrën e vetme që ka përfaqësuar në karrierën e tij të jashtëzakonshme, atëherë Messi do të largohet si lojtar i lirë. Suarez, i cili kaloi gjashtë vite plot trofe me argjentinasin në “Camp Nou”, para se të bashkohej me Atletico Madrid verën e kaluar, ndjen se miku i tij e ka fituar të drejtën për të marrë vendimet që mendon: “Sot pasdite fola me të, ishte shumë i lumtur për fitoren (ndaj Granada). Ai po luan në një nivel spektakolar, është më i miri në botë. Messi do të pensionohet kudo që dëshiron. Mund të vendosë vetë nëse te Barcelona, në Argjentinë apo kudo”.