Emisioni ‘Ku Gabuam’ në Euronews Albania së serinë e sotme sjell rrëfimin e historianit Shkëlzen Maliqi, i cili thotë se, shqiptarët janë të kushtëzuar si komb nga fakti që jemi të vonuar në shtet formim.
“Në shekullin 19 kur janë formuar kombet në Evropë ne kemi qenë të vonshëm edhe pse kemi pasur dy kryengritje të parat që kanë qenë me Ali Pashë Tepelenën dhe Bushatllinjtë, që kanë pasur një gjysmë pavarësi para grekëve dhe serbëve,”- thotë ai.
Analisti ndalet te mitet dhe tregon se kanë shërbyer në një periudhë të caktuar, ashtu si në çdo shtet të Ballkanit.
“Edhe ne kemi krijuar mitet ose heronjtë kombëtar sidomos Skënderbeu edhe për Arbërinë mesjetare që ka luftuar Turqinë. Kjo ka qenë një rezistencë e fortë dhe në atë periudhë kemi qenë si para etin se s’kemi ekzistuar si komb shqiptar në mesjetë,” – rrëfen analisti.
Pasi qëndroi qindra vite në pushtimin osman, vetëm në shekullin 20 Shqipëria filloi të luftonte për pavarësinë.
“Shoqëria tradicionale shqiptare s’ka pasur kohezion të mjaftueshëm dhe s’ka qenë pajtim i mjaftueshëm se ka pasur interesa të ndryshme. Lidhja e Prizrenit ka qenë nisma e parë, në shekullin 20. ShBA kanë ndihmuar shqiptarët dhe kanë parë përtej asaj që shihnin fuqitë Evropiane, që donin sa më shumë territor,” – tregon për Ku Gabuam analisti Shkëlzen Maliqi.
Edhe pasi u shpall pavarësia shqiptarët kanë luftuar me njëri – tjetrin për pushtet dhe një nga këto lufta ka qenë ajo mes Hasan Prishtinës i cili donte bashkimin Kosovë – Shqipëri dhe Ahmet Zogut që donte të ishte në krye të Shqipërisë që u krijua në Konferencën e Londrës.
“Pasi Shqipëria është krijuar në Konferenca e Londrës, Hasan Prishtin dhe Ahmet Zogu kanë luftuar për ideale të ndryshme, madje Zogu ka falur edhe Shën Naumin. Prishtina ka luftuar për të qenë bashkë Kosova dhe Shqipëria dhe ka luftuar kundër Zogut për këtë,” – rrëfen historian Shkëlzen Maliqi.
Pas kësaj periudhe historia vazhdon me luftën Antifashiste, ku shqiptarët kanë luftuar së bashku.
“Gjatë luftës antifashiste kemi qenë bashkë dhe luftuam për çlirim. Kur ka qenë pushtimi Austro- Hungarez janë hapur për disa vite shkollat shqiptare. Kur u krijua Jugosllavia Kosova fitoi disa privilegje dhe një lloj autonomie të kufizuar dhe ka nisur proceset e emancipimit,” – tregon historiani.
Në fund historian Shkëlzen Maliqi ndalet edhe te fakti nëse dy shtete mund të jenë një.
“Opsioni është të punojmë bashkimi, por me kujdes jo duke provokuar konflikt. Nuk mund ta zgjidh vetëm Prishtina me Tiranën, por duhen dhe shtete të tjera,” – shprehet analisti Maliqi.