Shumë përdorues të rrjeteve sociale apo platformave të komunikimit, shpeshherë kanë rënë pre e sulmeve kibernetike ku i janë vjedhur të dhënat. Së fundmi po qarkullon një mesazh në Whatsapp, ku sipas denoncimeve, dyshohet se disa piratë futen në të dhënat e platformës dhe të bllokojnë aksesin.
1: Codigo do WhatsApp: 189-732
Ou toque neste link para verificar seu numero: V.whatsapp.com/189732
Nao compartilhe este codigo’
2: Përshëndetje, më falni, ju kam dërguar një kod 6 shifror me SMS gabimisht, mund të ma dërgoni ju lutem? Eshte urgjente??’
Këto janë dy mesazhe të njëpasnjëshme që mbërrijnë në telefonin tuaj. Mesazhi i parë vjen si SMS, ku dërgohet një kod 6 shifror.
Mesazhi i dytë vjen në Whatsapp nga numri i një kontakti që e keni në telefon duke iu kërkuar të dërgoni numrin 6 shifror. Të dyja janë mesazhe të automatizuara dhe nëse e dërgoni mesazhin 6 shifror, ‘piratët’ mund të bllokojnë aksesin në Whatsapp dhe të vjedhin të dhënat personale. Për këtë rast ka dhe një hetim nga prokuroria teksa u bëhet apel qytetarëve që të mbrohen nga këto mesazhe.