Presidenti ynë i njohur si Ilir floriri, i shumë akuzuar, njeriu përgjegjëse për vra sjen e katër personave në 21 janar të 2011, i cili ia ka hedhur t’i shpëtojë drejtësisë, së fundi ka treguar se ka edhe një ves tjetër: Përveç se do floririn dhe paratë, po bën rolin edhe të gjobaxhiut, atë që e bëjnë shumë prej miqve të tij të afërt mediatik apo edhe bashkëpunëtorët e tij të ngushtë. Ilir Meta, në daljen e tij të fundit ka thënë se ai i ka emrat e klientëve në offshor. Klientët offshor, tashmë do të detyrohen që në Shqipëri të publikojnë pranë QKB, pra të zbardhin aksionet dhe shumë shpejt ndoshta duhet të jenë publike, me hyrjen e ligjit në fuqi.
“Në gjithë proces nuk mungojnë emrat e banditëve, oligarkëve, nuk do të mungojnë edhe rastet e policëve të korruptuar. Por kështu ne dimë shumë mirë edhe emrat e klientëve offshore. Ua kam thënë që nëse tentojnë të prekin votën, do të mbajnë vetë përgjegjësinë për veprimet e tyre. Populli shqiptar nuk duron më. Në këtë situatë kur janë në diskutim sovraniteti i Shqipërisë, integriteti i saj, pavarësia e shtetit të Kosovës, këtu nuk ka më, ka vetëm një detyrë për popullin për njerëzit e ndershëm, të shkojnë të kutia e votimit”, deklaroi presidenti Ilir Meta në televizionin e familjes Berisha “Zeni.tv”.
Pra kush janë personat offshorë pas kompanive të njohura siç është rasti i disa koncesioneve të qeverisë shqiptare, siç janë inceneratorët apo edhe koncesione të tjera. Meta tha se i kishte emrat e klientëve në offshor, por a mund ta thotë një president, në mënyrën e një gjobe të turpshme këtë fjali. Po kur i ka pse nuk i publikon Ilir Meta?
A nuk është Ilir Meta njeriu i oligarkëve dhe i atyre njerëzve në offshor? A nuk ka lidhje me Kastriot Ismailajn Ilir Meta, me një numër telefoni para disa vitesh i kërkonte 200 mijë euro klientit të tij, i cili sot ndodhet në burg. A nuk është Ilir Meta njeriu që po iu vë gjobë këtyre bizneseve për t’i selektuar emrat? Një president korrekt dhe i drejtë me qytetarët, do ta merrte listën sipas offshoreve, sipas kompanive, sipas interesit të publikut dhe do ta nxirrte dhe do shkruante: Ja këta janë emrat e njerëzve që fshihen pas offshor.
Por mesa duket nuk ka zgjedhur të bëjë detyrën si qytetar, por ka zgjedhur të bëjë detyrën si gjobaxhi dhe të fshihet pas gishtit, duke thënë se kryeoligarku është Edi Rama. Po Ilir Meta çfarë është? A nuk është Ilir Meta njeriu që u zgjodh president nga votat e Edi Ramës? A nuk u dhanë koncesionet gjatë katër viteve që Ilir Meta ishte në qeveri me Edi Ramën? Asnjë koncesion dhe PPP nuk është dhënë gjatë kohës që Rilindja qeveris e vetme. Për më tepër kanë qenë ministrat e Ilir Metës që kanë firmosur këto koncesione.
Tani presidenti del dhe tregon histori me emra offshor, por emrat nuk i thotë por vetëm bën rolin e gjobaxhiut. Thotë që i ka emrat por nuk i tregon. A është ky një president apo një gjobaxhi i pështirë?/CNA.al