Mjeku Pëllumb Pipero, ka folur mbrëmjen e djeshme për situatën shëndetësore në vend, ku janë shënuar shifra të larta të të infektuarve. Pipero tha se për tu ulur numri i të infektuarve duhet të jetë vaksinuar mbi 60% e popullatës. Ai pretendon se në fund të muajit mars do të vihet re një rënie infektimesh.

“Ka raste te tjera në botë të infektuar pas marrjes së vaksinës. Falë marrjes së dozës së vaksinës e kam kaluar më lehtë. Është ënde herët që të flasim për efikasitetin e vaksinës. Numri i personave të vaksinuar duhet të jetë mbi 60%. Ky virus ende ka një qarkullim të madh. Efikasiteti i saj po ndihet nga dita në ditë. Sa i takon numrit të rënieve të shtruarve në spitale, në ditët e para të kësaj pandemie, hospitalizoheshin për shkak të pasigurisë.

Shpresojmë që ekspozimi dhe vaksinimi do të japin shumë shpejt rezultatet. Nga fundi i marsit do të kemi një rënie të numrit të infektuarve“, u shpreh mjeku në “Real Story”! Sipas tij, sinjali që tregon se mund të jemi drejt rënies së pandemisë janë numri i rasteve të reja të infektuara dhe të shtruara në spital. “Ka disa indikatorë, tregues kryesorë duhet të jetë numri i rasteve të reja të infektuara dhe numri i rasteve të reja të shtruara në spital. Por indikatori më i rëndësishëm është numri i të shtruarve në spital”, deklaroi infeksionisti.