Edvin Prifti, shefi i kardiokirurgjisë në QSUT është aktualisht i dyshuar për korrupsion nga SPAK, pasi Ervin Prifti përmendej në përgjimet që çuan në pranga grupin kriminal të Gjykatës së Krujës. Sipas SPAK, ai mori ryshfet nga kryesekretarja e Gjykatës së Krujës për t’i operuar nënën.
Pas kontrollit te SPAK në banesën dhe zyrën e tij u gjetën 250 mijë euro dhe 160 milionë lekë cash ditën e djeshme. Zoti Prifti ka publikuar një CV të detajuar në faqen zyrtare te nje spitali privat, ku ai punon përveç QSUT.
Prej vitit 2011, ai mban pozicionin e shefit të kardiokirurgjisë në QSUT, pozicion në të cilin u emërua gjatë kohës që Petrit Vasili shërbente si Ministër i Shëndetësisë. Në kohën e emërimit, Prifti ishte ende një mjek i ri, i cili prej vetëm pak kohësh ishte rikthyer në Tiranë nga specializimi në Itali.
Karriera e Priftit nisi në vitin 1994, kur u diplomua për mjekësi nga Universiteti i Tiranës. Në vijim, ai ka kryer disa specializime, në Romë dhe në Siena, Itali, studime të kurorëzuara me PhD nga Universiteti i La Sapienzas në Romë. Përsa i përket karrierës akademike, Prifti ka punuar si lektor në Universitetin e Tiranës nga viti 2008 e deri në 2013-n, kur u bë profesor i asociuar dhe nga viti 2016 është profesor në Fakultetin e Mjekësisë./Urbannews