Presidenti Ilir Meta gjithnjë e ka mohuar se po bën fushatë politike, mirëpo diskursi i tij dhe aktivitetet ditore tregojnë gjithnjë e më shumë se ai është renditur tashmë krah partive opozitare, në mbështetje të tyre, dhe kjo është mëse e kuptueshme, nëse do të përmendim LSI-në.

Meta sot ka qenë në Berat, me disa të rinj atje që përfaqësojnë “Rininë për Zhvillimin e Beratit”. Kreu i Shtetit tha se ata punojnë fort dhe besojnë në të ardhmen e qytetit të tyre.

“Koha për ide të reja dhe rizgjim të shoqërisë civile”, shkruan Meta, i cili eshte ne fushate me kohe te plote ne Berat, per te rikuperuar gropen ne te cilen gjendet LSI pas largimeve te shumta!