Zlatan Ibrahimovic kundër Romelu Lukaku. Edhe një herë, derbi eklipsohet nga simbolet e Milanit dhe Interit, por luhet mes dy kryesuesve dhe më të mirëve në këtë sezon të Serie A. Sot, pak më shumë se një viti nga kthimi i suedezit te kuqezinjtë, është në të vërtetë një luftë e vërtetë për fronin e mbretit të Milanos.

Për ta ndezur më tej konfrontimin shërbeu mosmarrëveshja e “Coppa Italia”, muajin e kaluar. Një përplasje kokë më kokë, që në mënyrë të pashmangshme bëri xhiron e botës. Sepse në duel nuk ishin vetëm dy nga lojtarët më të famshëm, të ndjekur dhe të admiruar, por edhe dy ish-bashkëlojtarë, që luajtën së bashku për disa muaj te Manchester United, por pa ndërtuar një harmoni të shkëlqyer jashtë fushe.

Fjalët e rënda, të lëshuara nga të dy në “San Siro”, 26 janarin e kaluar, ende jehojnë në media dhe brenda mureve të popullit milanez, i cili nesër do të presë përsëri konfrontimin. Ata janë në hetim nga Prokuroria Federale e FIGC, e cila ende nuk ka marrë një vendim për incidentin.

Të gjithë sytë janë të përqendruar në atë që do të ndodhë në fushë. Jo vetëm në nivelin personal. Mbi të gjitha, në nivelin e futbollit. Duelin e fundit e fitoi belgu, i cili shënoi penalltinë për 1-1, pasi Zlatan u përjashtua për shkak të kartonit të verdhë të dyfishtë. Suedezi kishte shënuar golin e epërsisë momentale, pastaj e la ekipin e tij me 10 lojtarë. Eriksen përfundoi përmbysjen në kohën shtesë.

Sidoqoftë, në derbin e kampionatit të këtij viti, ishte Ibra, ai që festoi, duke shënuar dopietë, çka e bëri të padobishëm golin e Lukaku. Ish-sulmuesi i Anderlecht dhe Everton, nga ana tjetër, kishte shijuar përballjen e parë derbi në shkurt të vitit 2020, e fundit me tifozët. Një derbi i shënuar nga përmbysja zikaltër në pjesën e dytë, nga 0-2 në 4-2. Përmbysje e “stampuar” edhe nga Lukaku. Ai, gjithashtu kishte shënuar në ndeshjen e parë, 0-2.

Katër derbi të luajtura, katër gola për belgun që kur mbërriti në Milano. Për Ibrën, megjithatë, golat e shënuar janë katër në tri ndeshje. Sidoqoftë, të dy kanë “vulosur” gjithmonë. Me tan ë fushë, derbi fillon nga 1-1. Sidoqoftë, në fron gjithnjë ndërrohen. Asnjëri prej tyre nuk ka arritur ende të imponohet vazhdimisht.

Nëse luajnë në fushë, ata trondisin edhe rrjetet sociale. Pas derbit të fituar në shkurt, Lukaku e shpalli veten “mbreti i Milanos” me një postim vetë-urues në Instagram. Në tetor, “mbreti” ishte Zlatan: “Milani nuk ka pasur kurrë një mbret, tani ka një Zot”. Përplasja midis këtyre dy kampionëve e rrisin tensionin e një derbi, tashmë elektrik, më i rëndësishmi i dekadës së fundit. Padyshim, nuk duhet humbur supersfida e së dielës…