Partia Demokratike dhe aleatët e saj do të garojnë në një listë të përbashkët në zgjedhjet e 25 prillit, ndërkohë që sot është afati i fundit për të regjistruar koalicionin në KQZ. Ndërkohë janë zbuluar edhe 14 partitë që do të jenë pjesë e koalicionit opozitar PD-Aleanca për Ndryshim, të cilët do të kandidojnë në një listë të përbashkët. Kryedemokrati Lulzim Basha ka arritur ditën e sotme marrëveshjen me Fatmir Mediun e Prdhe Shpëtim Idrizin e PDIU, ndërs aka arritur të “bëjë paqe” edhe me Artur Roshin e BKD dhe Bamir Topin e FRD. Ndërkohë LSI do të dalë me listë më vete, por në qarqet Dibër, Kukës dhe Gjirokastër dy partitë e mëdha opozitare do të kenë një listë të përbashkët.
Aj qe bie ne sy eshte fakti se Lulzim Basha ka firmosur si parti koalicioni dhe me partine Kristian Demokrate. Per te gjitha ata qe nuk e dine, kjo parti eshte drejtuar nga Mark Frroku, permes se ciles ai mundi te hyje ne Kuvend. Duke qene se ne vitin 2013 kjo parti u pozicionuar ne aleance me PS, opozita e re e drejtuar nga Lulzim Basha e beri Mark Frrokun “target” te sulmeve te veta, madje perqendroi tere fuqine e ligjit te dekriminalizimit mbi. Pavaresisht se u perjashtua ne fillim nga mbledhjet e grupit te PS per shkak te fjaleve te renda ndaj ish nenkryetares se PD Jozefina Topalli, dhe me vone dha doreheqjen si kryetar i PKD por dhe dorezoi mandatin e deputetit, PD dhe lidershipi i saj e kane akuzuar Frrokun si pjese e PS. Historia e tij dihet tashme, u arrestua, u denua, nuk eshte as deputet as kryetar partie, beri ca kohe ne burg dhe eshte nje qytetar i lire i Republikes se Shqiperise. Por ama PKD eshte krijese e tij, pavaresisht se drejtohet nga dikush tjeter, dhe PD i ka gelltitur akuzat ndaj Frrokut, ose per inat te Edi Rames ose per inat te Jozefina Topallit. T’i kerkoje nje ndjese te pakten, pas firmes per koalicion me “krijesen” e tij, Partine Kristian Demokrate!
Kjo është lista e plotë e partive të koalicionit opozitar: PARTIA DEMOKRATIKE – Lulzim BASHA PARTIA REPUBLIKANE – Fatmir MEDIU PARTIA PËR DREJTËSI INTEGRIM DHE UNITET – Shpëtim IDRIZI PARTIA LËVIZJA PËR ZHVILLIM KOMBËTAR – Dashamir SHEHI PARTIA BASHKIMI PËR TË DREJTAT E NJERIUT – Vangjel DULE PARTIA AGRARE AMBIENTALISTE – Agron DUKA PARTIA DEMOKRISTIANE – Nard Ndoka (nuk ka firmosur deri me tani) PARTIA FRYMA E RE DEMOKRATIKE – Bamir TOPI PARTIA BASHKIMI LIBERAL DEMOKRAT – Arian STAROVA PARTIA BALLI KOMBËTAR DEMOKRAT – Artur ROSHI PARTIA BASHKIMI DEMOKRAT – Ylber VALTERI PARTIA MENDIMI DJATHTË LIBERAL – Mustafa LICI PARTIA LËVIZJA E LEGALITETIT – Shpëtim Axhami PARTIA KRISTIAN DEMOKRATE – Dhimitër Muslia