Pjesë e rubrikës “Shihemi në Gjyq” ka qenë Maliqi dhe Enriketa të cilët kanë treguar se kanë mjaft probleme me martesën e tyre. Ata ishin të lidhur për dy vite në rininë e tij, por Maliqi e lë ditën e Shën Valentinit sepse e ëma i kishte gjetur një vajzë tjetër. Ai martohet dhe pas 5 vitesh ndahet dhe qëndron edhe 5 vite të tjera beqar. Fati donte që ai të ritakonte Ketin dhe u lidhën sërish, u martuan. Keti pasi ishte ndarë nga Maliqi nuk ishte lidhur me asnjë, kishte refuzuar çdo mundësi dhe nuk pranoi të martohej kurrë për dashurinë që kishte për Maliqin.
Maliqi: U bë një muaj e gjysmë që rrimë në një banesë por të ndarë veç. Eni Çobani: Pra je i ndarë me Ketin fizikisht. Maliqi: Po fizikisht, por me zemër dhe me shpirt tek ajo e kam mendjen. Enriketa: Nuk e di me zemër apo me shpirt, nuk e di. Ne zonja Eni kemi që 1 muaj e gjysmë debate të papara dhe deri në ndarje. Gati gjysmën e rrobave i kam çuar tek mami. Maliqi: Jemi në një shtëpi por rrinim veç. Enriketa: Nuk e di pse më solle këtu sepse është i dyti Shën Valentin në 40 vite që njihemi që më bën të tilla gjëra. Para shumë vitesh kur ne kemi qenë të lidhur gati 2 vite në vitet e rinisë. Dhe pikërisht në këtë ditë atë vit zoti Maliq në vend që të vinte të festonim këtë ditë, vjen më jep lajmin e hidhur ku thotë se çdo gjë mes nesh ka mbaruar sepse nëna i kishte gjetur një grua tjetër dhe kështu mbaroi historia jonë.
Maliqi: Nuk ia prisha dot atyre. Eni Çobani: Pra ti e le, arsyeja? Maliqi: Po e lashë, nëna kishte dëshirë për një tjetër dhe ne si të rinj hajde mos ia prish qejfin prindërve. E dashurova, e lashë dhe e mora prapë. Enriketa: Zotëria u martua, krijoi familje, kurse unë asnjë gjë, kam refuzuar shumë oferta, kam qëndruar pa martuar. Eni Çobani: Kur u ritakuar sërish? Enriketa: Pas 5-6 vitesh. Maliqi: Kam qenë i martuar me dy fëmijë, jetoja me prindërit në një shtëpi. U divorcova, ndejta gati 5 vite. U divorcova në 2011. Enriketa: Pas 5 vitesh që ishte ndarë, u ritakuam. Nuk jam unë shkaktare e prishjes së familjes. Fëmijët e Maliqit më kanë urryer sidomos i madhi arsyen pse. Maliqi: Fati im i mirë ishte që Keti ishte akoma beqare dhe fati i keq që ajo më donte akoma mua dhe kishte ngelur beqare.
Ardit Gjebrea: Ke ndejtur, ke pritur Maliqin? Enriketa: Jo se e kam pritur sepse nuk shpresoja se një ditë do ndahej. Nuk e çoja në mendje, edhe pse jetonim në një qytet mundohesha të mos kisha asnjë lloj kontakti dhe nuk jam interesuar kurrë se si po i shkonte jeta.