Ministrja e Shëndetësise Ogerta Manastirliu theksoi se këto dy javë janë vendimtare për parandalimin e përhapjes së virusit, ku theksoi se task forca do të jetë 24 orë në terren.

‘Për rregullat që kemi aktualisht për masat ekzistuese dhe për masat e reja të sapo shpallura nuk do të ketë asnjë tolerancë. Task-forca do të jetë 24 orë në terren për të monitoruar zbatimin e masave. Dy javët e ardhshme janë vendimtare. Janë dy javë ku zinxhirit të infeksionit duhet ti vënë përballë zbatimin e zinxhirit të solidariteti mes nesh.

Në piramidën e të drejtave shëndeti ka qenë në majën e kësaj piramide. Tre janë fjalët kyçe. Ne duhet të mbështetim mobilizim, respekt, përkushtim. Është një luftë që po vazhdon dhe zinxhirin e infeksionit do ta këpusim nga zinxhiri i solidaritetit.’- tha ministrja.