Manchester Unitedi vazhdon ta konsiderojë Andre Silvan si sulmuesin ideal për të ardhmen, në rast se largohet Edinson Cavani. Cavani po bën mjaft mirë me Manchester United në vitin e parë dhe palët duket se po shkojnë drejt rinovimit edhe për një tjetër sezon të kontratës por gjithçka do të varet edhe nga kërkesa ekonomike e sulmuesit.

Nëse gjërat nuk do të shkojnë siç duhet, Djajtë e Kuq kanë një plan B për repartin e avancuar teksa kanë shënjestruar Andre Silvan. Portugezi është golashënuesi i dytë më i mirë këtë sezon në Bundesliga dhe për Eintracht Frankfurt është gati një ofertë prej 30 milionë funte.