Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, u përmend sot nga Presidenti Meta gjatë një komunikimi me gazetarët, e ka reaguar duke thënë se është e qartë që Kreu i Shtetit është kundër Reformës në Drejtësi. Me anë të një shënimi në facebook, Balla i bën thirrje Bashës të dalë e të sqarojë nëse është krah Metës apo krah SHBA dhe BE, pro Reformës në Drejtësi. Me ironi ai shkruan: Ku je Luli Basha, ku je fshehur?

Postimi i plotë i Ballës: Që Ilir Meta ka qenë dhe vazhdon të jetë kundër Reformës në Drejtësi, s’ka asnjë dyshim. Por pyetja që pret përgjigje është: Lulezim Basha Kryetari Partisë Demokratike ku është fshehur? Ku është Luli Basha? Përse nuk e përshëndet Luli Basha vendimin e SHBA për ta shpallur gjyqtarin Ardian Dvorani kampion të luftës kundër korrupsionit?

Ku je Lul? Përse fshihesh? Dil dhe përgjigju! Je në një aleancë me Ilir Metën kundër Drejtësisë së re, apo je në krahun e duhur bashkë me SHBA dhe BE për çuarjen përpara të Reformës në Drejtësi? Dil Lulëzim dhe sqaroje me kë kë je!