I intervistuar nga “Sportitalia”, CEO i Interit, Beppe Marotta, mbyll çdo transaksion të ri në merkato: “Tregu i mbyllur? Absolutisht po. Shkëmbimi Dzeko-Sanchez? Kishte pak guxim nga ana e agjentëve të dy lojtarëve. Përveç një takimi midis drejtorëve, negociatat kurrë nuk patën konkretësi. Në përputhje me indikacionet dhe udhëzimet e Interit, ende rikonfirmoj sot se nuk do të ketë hyrje dhe dalje. Ne mund të mbështetemi në këtë grup të rëndësishëm lojtarësh, që kemi në dispozicion”.

CEO i Interit përqendrohet në konotacionin e ri taktik të Eriksen, i cili deri vonë ishte i destinuar të largohej nga zikaltrit: “Ishte intuita e Conte për ta ndryshuar rolin e tij. Kur je në një klub të shkëlqyeshëm, nuk ka titullarë dhe rezerva. Vlerësime duhet të bëhen edhe për disponueshmërinë e lojtarit, sepse Christian është një profesionist serioz”.

Klubi zikaltër po punon në mënyrë aktive për rinovimet e Lautaro dhe Bastoni: “Ne po veprojmë në një regjim konservator, në kuptimin e shfrytëzimit sa më të madh të aseteve. Është gjithashtu një formë respekti për të rinjtë, që kanë demonstruar me kalimin e kohës dhe me rezultate se janë në lartësinë e rolit që mbajnë”.