Marrëdhëniet e Shqipërisë me Austrinë dhe ish perandorinë austro-hungareze, kanë qenë përgjatë shekujve, marrëdhënie i ntensive dhe më se shumti me interes reciprok edhe për faktin se Austria ka pasur interesa të f orta kulturore edhe ekonomike në rajon dhe në veçanti në veriun e Shqipërisë. Gjithashtu, Austria ka favorizuar ndër vite në momentet më k ritike të historisë, kombin shqiptar kundrejt interesave d ashak eqëse sllave të cilat binin haptazi n desh k undër qëllimeve gjeostrategjike të Austrisë në rajon. Ishte Austria ajo që favorizoi krijimin e shtetit shqiptar, madje në kufij më të gjerë. Gjatë shekullit të kaluar, marrëdhëniet diplomatike mes vendeve gjatë periudhës së r egjimit komunist, kanë vijuar në distancë pavarësisht i zolimit të vendit. Madje, më 7 shkurt 1956 u rivendosën marrëdhëniet diplomatike, duke arritur sot 65 vite marrëdhënie diplomatike, transmeton lexo.com.al.

Ky riafrim erdhi si rrjedhojë e interesit të Tiranës zyrtare e cila në rrugë i nformale kërkoi afrimin me Austrinë, një ndër vendet e pakta perëndimore, pasi vetë Austria ndoqi në rrugë neutrale gjatë L uftës së Ftohtë, në zbatim të pikave të Traktatit të Paqes së katër Fuqive të Mëdha. Duke u nisur nga vetë interesi historik i Austrisë për vendin tonë dhe rajonin, si dhe sinjalet e ardhura nga Tirana, pala austriake paraqiti propozimin e saj zyrtar përmes Ambasadorit të saj në Beograd në janar 1956, ndërsa pala shqiptare u përgjigj pozitivisht propozimit me ndryshimin e vetëm që ky akt të mos etiketohej si rivendosje por vendosje e marrëdhënieve diplomatike. Me arritjen e konsensusit, më 7 shkurt 1956 u shkëmbyen notat mes dy Ambasadave tona në Beograd. Në periudhën në vijim dhe deri më 1992, Vjena do e mbulonte Shqipërinë nga Beogradi ndërsa Shqipëria e mbuloi Austrinë nga Praga deri më 1962, vit gjatë të cilit Shqipëria doli nga blloku lindor, duke hapur kështu në të njëjtin vit në Vjenë, Legatën shqiptare./Lexo.com.al/e.c.