Numri i të prekurve nga koronavirusi në mbarë botën ka shkuar mbi 105 milionë. Gjithsej 105.003.605 raste me virusin janë regjistruar deri më tani në mbarë botën, sipas faqes së internetit “Worldometer”. Numri më i madh i të infektuarve është regjistruar në SHBA, me gjithsej 27.150.457 raste deri më tani.
Pas SHBA-së radhiten India me 10.791.123 raste, Brazili 9.339.921, Rusia 3.917.918, Britania e Madhe 3.871.825, Franca me 3.251.160, Spanja 2.913.389, Italia 2.583.790, Turqia 2.501.079, Gjermania 2.252.489, Kolumbia 2.125.622, Argjentina me 1.952.744, Meksika 1.886.245, Polonia me 1.533.511, Afrika e Jugut 1.463.016, Irani 1.445.326, Ukraina 1.232.246, Peruja 1.158.337 dhe Indonezia me 1.123.105 raste.
Në të gjithë botën, nga COVID-19 kanë humbur jetën 2.280.754 persona, janë shëruar 76.749.443 persona të prekur nga COVID-19 ndërsa ende 25.829.383 persona vazhdojnë trajtimin.