Mërgim Vojvoda më datë 1 shtator kreu transferimin më të rëndësishëm në karrierën e tij. Nga Standard Liege në Belgjikë, ai kaloi tek Torino në Itali. Torino pagoi 5.5 milion euro për mbrojtësin e Kombëtares së Kosovës.
Mbrojtësi së fundmi ka folur në emisionin sportiv “Dueli Sportiv”. Futbollisti i Kosovës ka prekur edhe temën e lidhjeve, duke treguar përveç pjesës që është single, se dëshiron një vajzë shqiptare dhe myslymane. “Nuk kam pasur asnjëherë lidhje me ndonjë vajzë. Nuk ka rëndësi çfarë stili ka, vetëm se normalisht duhet të jetë shqiptare. Pasi unë jam besimtar mundësisht të jetë edhe myslimane”, tha Vojvoda.