Astrologia Meri Shehu ka qenë e ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan, ku ka bërë parashikimin e muajit për çdo shenjë të horoskopit. Ajo ka treguar datat më të rëndësishme gjatë muajit Shkurt dhe këshilla të rëndësishme për shenjat.
Meri Shehu: Shkurti fillon bukur sepse Afërdita është futur në shenjën e Ujorit, është më solidare, më njerëzore, më e dashur me njerëzit dhe më bashkëkohore. Nuk i mban ndjenjat e ndrydhura, i shpreh ndjenjat dhe mendimet, e kërkon partneritetin, por gjithmonë kërkojmë gjëra moderne, njerëz të rinj dhe njerëz që sjellin surprizën tek ne.
Ajo që duhet të kemi kujdes gjatë Shkurtit janë çështjet ekonomike, sepse Afërdita jo vetëm që është planeti erotik por është edhe planeti që tregon sigurinë apo anën materiale. Ana ekonomike jo se do jetë e keqe, por duke marrë parasysh që është në një shenjë që jep gjithmonë surpriza, ashtu siç mund t’i fitojmë lehtë paratë, ashtu mund t’i humbim dhe lehtë dhe papritur. Tek menaxhimet e ekonomive do doja që të ishit më të këndshëm.
Rudina Magjistar: Cila është data më e rëndësishme?
Meri Shehu: Data më e rëndësishme ishte dje, sepse u fut Afërdita në Ujor, është data 25 sepse futet në Peshq, e mbaron shumë shpejt rrugëtimin e saj dhe aty do fillojmë të ndihemi romantikë. Është data 11 që do kemi Hënën e Re në Ujor, është një Hënë e Re e bukur. Në datën 27 kemi edhe Hënën tjetër të plotë që është në shenjën e Virgjëreshës. Mërkuri është i kundërt deri në 21 Shkurt dhe është në shenjën e Ujorit. Të gjithë ata që kanë një ide, që kanë nisur një projekt ose bashkëpunim duhet të jenë të vëmendshëm sepse Mërkuri deri në datën 21 është i kundërt dhe marrëveshjet, kontratat, nënshkrimet duhen marrë një çikë më me kujdes.