
Kancelarja gjermane uroi kryeministrin e ri italian, Mario Draghi për marrjen e funksionit të tij, njoftoi zëdhënësi Steffen Seibert. “Ju po merrni funksionet tuaja në një moment ku një bashkëpunim i ngushtë ndërkombëtar shënuar nga besimi është i rëndësishëm, si dypalësh dhe në Europë”, shkruan kancelarja gjermane, Angela Merkel në një mesazh përshëndetës për kryeministrin e ri, Mario Draghi Board, njoftoi zëdhënësi Steffen Seibert.
“Si europian i bindur, ju jeni angazhuar me sukses në të kaluarë për unitetin dhe stabilitetin e Europës”, shkruan kancelarja duke shpresuar tashmë vazhdimin e bashkëpunimit dhe thellimin e mëtejshëm të partneritetit të ngushtë mes Italisë dhe Gjermanisë.