Kancelaria Angela Merkel i premtoi gjermanëve se do të vaksinohen të gjithë kundër COVID-19 deri në fund të shtatorit. Ajo pas një konference virtuale të zhvilluar me përfaqësuesit e ndërmarrjeve farmaceutike dhe kryeministrat e shteteve gjermane, bëri një deklaratë për shtyp ku tha edhe se qytetarët mund te kenë nevojë të vaksinohet kundër COVID-19 për vite me radhë. Merkel tha se situata me COVID-19 është e ngjashme me gripin, ku të gjithë rivaksinohen kundër mutacioneve të reja të viruseve çdo herë.

Kancelaria shtoi se pavarësisht shqetësimeve në lidhje me fillimin e ngadaltë të programit të vaksinimit në Gjermani, para se të largohet përfundimisht nga detyra ajo siguroi se çdo qytetarë do të vaksinohet deri në 21 shtator. Vaksinimi në Gjermani ka nisur më datë 28 dhjetor si në shumicën e vendeve evropiane. Aktualisht janë vaksinuar rreth 1.93 milionë qytetarë të cilët kanë marrë dozën e parë të Pfizer. Aktualisht numri total i infektimeve nga koronavirus ka shkuar 2.232.316, ndërkohë që numri i viktimave është 58.396 në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë.

Situata në BE paraqitet mjaft e acaruar për shkak të vonesave në shpërndarjen e vaksinave anti-COVID në vendet anëtare, pasi kompanitë farmaceutike kanë lajmëruar se kanë probleme me prodhimin e tyre. Megjithatë të BioNtech dhe Moderna të cilat kanë lidhur kontrata me BE-në kanë premtuar prodhim masiv dhe të shpejtë të tyre.