Dita e të dashuruarve i ngrohu dhe zbuti zemrat në studion e “Për’puthen”. Përpos veprimit të papritur të Jasminës, e cila i dhuroi një puthje pasionante Andit, një përqafim i ngrohtë ndodhi edhe mes Sindit dhe Elvisit. Ky i fundit deklaroi se tani e tutje do të gjendet ne emision vetëm për të, çka nxiti thirrje dhe brohorima në emision: Puthe puthe! Një deklaratë e tillë erdhi fill pas një debati të fortë që Sindi pati me Ana Kaurin. Sindi akuzoi Anën se kjo e fundit ka diçka jashtë, duke thënë se për momentin nuk ka prova.
Përplasja e dy vajzave ishte e ashpër, ndërsa Elvisi mbajti anën e Sindit duke bërë edhe deklaratën e fortë që është në “Për’puthen” vetëm për të. Më herët, Elvisi ka realizuar një takim me Anën, ndërsa gjërat më vonë nuk rrodhën siç duhet mes tyre. Ata patën debate në studio, ndërsa Elvisi e quajti Anën “vejusha e zezë” dhe u shpreh se Ana ka hatërmbetje dhe mllefe brenda saj. Në InstaStory, Elvisi ka ndarë momentin e famshëm të deklaratës për Sindin dhe përqafimin e tyre pranë Anës, e cila ka vështruar e heshtur të gjithë skenën. Krahas postimit, konkurrenti ka thumbuar Anën: “Merre me lëng, se mishi mbaroi.”- ka shkruar ai. Gjithashtu, Sindi ndau në InstaStory një tjetër thumb për Anën, ndërsa kjo e fundit nuk ka reaguar ende.