Ditën e sotme, presidenti Ilir Meta e ka cilësuar Gjergj Lucën si oligark, për faktin se në kohë rekord është duke hapur kompaninë e tretë të “Rozafës”. Përmes një video të shpërndarë në rrjetin social, Gjergj Luca ka ditur të godasë sërish, duke ironizuar presidentin. Ai shprehet se deri në datën 25 prill është i zënë duke hedhur beton, ndërsa shtoi se pas kësaj date, kur edhe do të vendosë flotën në punë, do t’i kthejë një përgjigje, madje do i çoj edhe peshk në vilat e tij në Gjirin e Lalëzit.

Fjala e plotë e Gjergj Lucës: Përshëndetje miq, iu flas nga kantieri më i ri i Rozafës. Jam oligarku Luc. Më thanë që të ka përmend presidenti jonë I nderuar për punën e madhe që po bëjmë. Është fabrika e tretë e Rozafës që po mbarojmë këtë vit dhe jemi duke hedhur beton këtu, me gjithë këta djem. Desha t’i thosha faleminderit shumë presidentit që gjithmonë më kujton dhe më nxit për të punuar.

Edhe këta zotërinjtë këtu, prap kam një falenderim tjetër, janë të gjithë që me insistimin e madh të institucioneve tona, me në krye presidentin tonë të nderuar u bë vetting, janë avokat. Avokat Beni ku je, ma përshëndet një çik presidentin. Ky është avokat Beni, ka qenë prokuror dhe me vettingun faleminderit, u shtua një vend pune. Ky është Bektashi shoku president, ky ka qenë gjykatës, ka qenë ai që ka dënuar ata në Durrës dhe e kapi vetting.

O Bektash, përshëndete presidentin. Shumë faleminderit se na ke shtuar fuqinë e punës. Deri në datë 25 prill unë jam duke hedhur beton vëlla dhe nuk të përgjigjem dot, flotën e kam bërë stop. Pas 25 prillit jam në det, siguro do të bie ndonjë gjë aty te Gjiri I Lalzit, ndonjë peshk ndonjë gjë ça të pëlqen ty. A të marrsha të ligat shyqyr që të kemi, shumë faleminderit të dhëntë zoti shëndet president, edhe faleminderit që na mbështet ne oligarkëve.