Nëpërmjet një statusi në rrjetin e saj social “Facebook”, Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Znj. Evis Kushi informon se është prekur nga COVID-19.

Ajo shprehet se është karantinuar dhe po përmbush detyrat e saj nga shtëpia, teksa apelon tek të gjithë për respektimin e masave anti-COVID me qëllim parandalimin e përhapjes së virusit.

Statusi i plotë në “Facebook”: “Të dashur miq, Pas testimit për COVID-19, ju informoj se kam rezultuar pozitive. Aktualisht jam karantinuar, duke ndjekur të gjitha udhëzimet e mjekëve dhe do të vazhdoj t’i përmbush detyrat nga shtëpia. Ju bëj thirrje të gjithëve, të respektoni të gjitha rregullat dhe protokollet në fuqi, për parandalimin e përhapjes së virusit. Uroj shumë shëndet për ju dhe familjet tuaja!”