Ministrja e SHëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka publikuar mbrëmjen e sotme një foto përkrahë dy portierëve të njohur, Alban Hoxha dhe Ilion Lika. “Siç Ilioni dhe Albani kanë fituar shumë finale në karrierën e tyre, edhe Ekipi i #PartisëSocialiste do të fitojë finalen e madhe për mandatin”- shkruan Ministrja.
Postimi i plotë:
Derbi i kryeqytetit ka qenë gjithmonë plot emocione, edhe për shkak se portat respektive janë mbrojtur nga dy portierë të mrekullueshëm, si Ilion Lika i Tiranës ? dhe Alban Hoxha i Partizanit ?. Siç Ilioni dhe Albani kanë fituar shumë finale në karrierën e tyre, edhe Ekipi i #PartisëSocialiste do të fitojë finalen e madhe për mandatin e 3️⃣ me #25Prill, për të bërë akoma më shumë seç është bërë në këto 8️⃣ vjet për sportin dhe sportistët. #SkaKohëPërPushim #PS? #Njësia9? #PunëJoGjumë