Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastriliu ka deklaruar se qeveria shqiptare ka siguruara vaksina për 800 mijë qytetarë shqiptarë.

‘Vaksina e Pfizer, dhe një seri vaksinash të tjera, janë vaksina me dy doza. Është një moment shumë i rëndësishëm, pasi vaksina është arma më e fuqishme për këputjen e zinxhirit të infeksionit dhe për të kontrolluar pandeminë. Kemi përballë shumë të panjohura, jemi duke u përgatitur që të kemi në kohë informacionin në kohë reale. Qeveria shqiptare ka siguruar përmes kontraktimit me Pfizer dhe Covax vaksina për 800 mijë qytetarë shqiptarë, ku përfshihen kategoritë e riskut. Është një plan vaksinimi, që përmban grupet e riskut. Ne kemi filluar me ata që janë në vijën e parë të luftës kundër infeksionit. Kemi vijuar dozën e dytë për personelin që u vaksina në fillim të janarit. Po rrisim dozat e vaksinimit dhe brenda shkurtit do të kemi dozat e reja të vaksinës nga Pfizer. Data 15 shkurt do të jetë dita e ardhjes së vaksinave. Parashikohet një kalendar i ardhjes së vaksinave në ditët dhe në javët në vijm.’ tha Manastirliu.