Reja e afrikane e pluhurit nga shkretëtirat ka zbritur në alpet e Ballkanit, duke përfshirë edhe Shqipërinë. Lezha, Durrësi, Tirana, Vlora, Korça, Pogradeci dhe shumë zona të tjera janë “pushtuar” nga mjegulla e dendur.

Prezencë e madhe mjegulle në akset Krujë-Fushë Krujë-Laç-Milot-Patok. ARRSH u kërkon drejtuesve të mjeteve të ulin shpejtësinë.

“Në akset Krujë-Fushë Krujë-Laç-Milot-Patok ka prezencë të madhe mjegulle, e cila sjell vështirësi në qarkullimin e mjeteve. Përdoruesit e rrugës, që janë duke udhëtuar/kaluar drejt këtyre akseve të tregohen të kujdesshëm, të ulin shpejtësinë dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore”, njofton ARRSH.

?Në akset Krujë-Fushë Krujë-Laç-Milot-Patok ka prezencë të madhe mjegulle, e cila sjell vështirësi në qarkullimin e…

Posted by Autoriteti Rrugor Shqiptar – Faqja Zyrtare on Saturday, 27 Shkurt 2021