Regjisori Pirro Milkani ka marrë dozën e parë të vaksinës anti Covid në stadiumin “Air Albania”. A i ka folur para mediave duke thënë se është shumë i kënaqur.
“Është një vaksinim fare i thjeshtë, i zakonshëm. Duhet të pres 30 minuta. Unë jam shumë i kënaqur që e kam bërë mbas 6000 qytetarëve të nderuar të republikës së Shqipërisë siç janë mjekët dhe infermierët. Unë them se kam këmbën e mbarë, për ata që janë mbi 80 vjeç. Vaksina është shpëtimi i vetëm i kësaj pandemie të keqe, nëse 100 vjet më para gripi spanjoll shkatërroi njerëzimin, do t’i kthehem jetës normale me vaksinimin”– tha Milkani.