Nuk kishte si të shkonte më i ëmbël takimi mes Melisës dhe Muratit dhe për këtë u kujdes pikërisht ky i fundit. Nga Turqia, vetëm për Melisën, Murati i kishte sjellë bakllava dhe çaj.

Melisa u surprizua jo pak, mbi të gjitha pasi provoi bakllavanë, ndërsa për çajin tha se nuk e kishte provuar ndonjëherë. Ajo nuk ja kurseu edhe komplimentet Muratit ku i tha në turqisht se e ka fytyrën si një fëmijë. E megjithatë ky i fundit, e kishte një kritikë për të duke i thënë se ajo është shumë e afërt me djemtë.